Sharon Stone imazh i bukurisë natyrale
July 07, 2012
Vitet që shkojnë, në dukje nuk kanë asnjë ndikim në imazhin perfekt të aktores Sharon Stone, e cila është shfaqur në rrugët e Parisit, ku ka shkuar për të vizituar qytetin vetëm për kënaqësinë e saj.
Sigurisht që në dukje duket perfekte, sepse kush është në kërkim të rrudhave, nuk e ka vështirë t’i gjejë ato rrudha tek këmbët e këngëtares dhe ca më shumë në fytyrën e saj të patrukuar.
Por, teksa ecën me elegancën e saj të jashtëzakonshme dhe finesën e saj, Sharon Stone di të tërheqë vështrimin e kujtdo dhe pa dyshim edhe të paparacëve që e kanë fokusuar aktoren hollivudiane në këtë vizitë private të saj në Paris.
Flokët e saj të pakuruar dhe syzet e errëta, janë pjesë e pandashme e aktores e cila ka zgjedhur që të mos e tendosë fytyrën për të hequr rrudhat, por ka dashur që të mos i heqë ekspresionin imazhit të saj, prandaj edhe ka mbetur krejt natyrale, me rrudha në fytyrë por që nuk ja zbehin aspak hijeshinë.
Tags