Në këto zona parashikohen shtrëngata shiu, breshër si dhe shkarkesa elektrike. Po kështu reshjet do të përfshijnë edhe zona të tjera malore dhe kodrinore por me karakter lokal.
Sipas SHMU era, do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e lehtë e mesatare. Përkohësisht, në orët e mesditës në momentet me reshje dhe në bregdet erë e vrullshme.
Kuktojmë se rajoni i Ballkanit por edhe më gjerë është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, rreshje të dendura shiu dhe stuhi.
Po ashtu në Itali nuk kanë munguar stuhitë në rajone të ndryshme, si dhe erërat e forta me reshje të dendura shiu. Në disa zona janë bërë edhe dëme në prodhimet bujqësore.
Gjithsesi në vendin tonë prishja e kohës nuk do zgjasë shumë, pasi në fundjavë pritet rikthimi i vlerave të larta të temperaturës, që janë normale për gushtin.