“Më datë 08.08.2022, në rrugën e Dajtit, është gjetur nga kalimtarët, i vetëvarur në një pemë, shtetasi D. Z., 35 vjeç, i cili dyshohet se vuante nga depresioni”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk ka ditë që të mos dëgjosh lajme të tilla në Shqipëri.
Arsyeja kryesore pse shumë njerëz i japin fund jetës së tyre është stresi i vazhdueshëm dhe problemet e mëdha më shëndetin mendor.
Vazhdon akoma të jetë tabu të flasësh të diksutosh të thuash që ke probleme me shëndetin mendor, që të kurohesh, të këshillohesh etj, ndaj dhe këta njerëz zgjedhin rrugën e vetë sakrifikimit.
Një arsye tjetër pastaj është edhe përdorimi i lëndëve narkotike, numri i rasteve të tilla që vetëflijohen për këtë shkak po rritet për fat të keq nga viti në vit.