Në videon e publikuar nga Abc, rreth të riut shihen pushuesit e shumtë të cilët po i japin ndihëm e parë. Nuk dihet ende mosha e tij.
Ndërkohë ambulanca nuk ka mbërritur ende në vendin e ngjarjes. I riu po mbahet në vëzhgim nga vrojtuesit e plazhit në pritje për tu transportuar drejt spitalit.
Nga burime jo zyrtare thuhet se tashmë nuk është më në rrezik për jetën, por është e nevojshme një vizitë më e detajuar në spital.
Ashtu si edhe vitet e kaluara dhe këtë sezon turistik kanë qenë të shumë rastet e mbytjes së pushuesëve në det, ku një pjesë nuk ia kanë dalë të mbijetojnë dhe një pjesë kanë qenë me fat për shkak të ndërhyrjes në kohë të rojeve bregdetare.
Edhe pse është rritur shumë numri i tyre në plazhet tona, një pjesë e mirë e tyre mungon në plazhet e shumë populluara dhe kur ndodhin raste te mbytjeve në det, pushuesit janë në dorë të Zotit.