Ndryshon komplet moti! Stuhia vjen nesër në Ballkan, a do ta prekë Shqipërinë?

Ndryshon komplet moti! Stuhia vjen nesër në Ballkan, a do ta prekë Shqipërinë?

Një sistem shumë i fortë stuhish me vetëtima dhe bubullima masive në këto çaste po qarkullon shumë afër Sarajevës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe pritet të përfshijë edhe kryeqendrën boshnjake.

Atmosfera është destabilizuar fuqishëm në Bosnjë dhe Hercegovinë, perëndim të Serbisë si dhe ka disa sisteme të izoluara në Kroaci dhe Mal të Zi.

Në këto rajone moti është freskuar, në Kosovë ende po mbretëron vapa e fortë me zagushi sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin.

Nesër kjo masë ajrore pritet të shtrihet edhe në Kosovë, shumë pjesë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut duke shkaktuar destabilizim të fuqishëm të atmosferës, me rrebeshe lokale të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë, erëra kalimthi të fuqishme dhe breshër.

Temperaturat po ashtu shënojnë ulje dhe ditëve të ardhshme na pret mot më i këndshëm. Një pjesë e Shqipërisë juglindore dhe asaj veriore do të preken nga shirat nesër.

Nuk përjashtohet breshëri në këto zona, gjë që shkakton dëme të mëdha dhe iu prish shumë punë fermerëve duke ia hedhur përtokë prodhimin.

Facebook Share Button Demo