Ai është konfliktuar shpesh herë virtualisht me persona të ndryshëm. Së fundmi gjatë një “LIVE” që ai po bënte me ndjekësit e tij në TikTok ai është dhunuar nga disa persona.
Mësohet se në momentin që Luigj Marku është dhunuar, ai ka qenë në një park në Dublin(aty ku jeton) duke sharë myslimanët.
Kaq ka mjaftuar që disa persona t’i afrohen dhe ta rrahin. Në këtë moment video “LIVE” është ndërprerë, por momenti u bë viral.
Kujtojmë se prokuroria dhe antiterrori shqiptar e kanë shpallur Luigj Markun në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të thirrjes dhe nxitje për kryerjen e veprimeve ekstremiste.
Ai gjithashtu ka pasur probleme me Stresin kohët e fundit, pasi e ka ofenduar publikisht nga familja, jo vetëm atë por edhe shumë personazhe të tjerë publik.