Ngjarja në Himarë, Berisha publikon denoncimin e forte: Skafi i policit, përdorej për..

Ngjarja në Himarë, Berisha publikon denoncimin e forte: Skafi i policit, përdorej për..

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se skafi që përdorej nga Arjan Tase ditën që përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarët, përdorej për trafik droge.


Në denoncimin e një qytetari të publikuar nga Berisha, thuhet se skafi përdorej për trafik dr oge në Greqi, Itali dhe në Malin e Zi.

Sipas denoncimit, grupi i trafikëntëve që përdorte skafin është favorizuar nga Tase gjatë kohës që ishte drejtues policie në Himarë. Po ashtu, thuhet se grupi i trafikantëve vepron për llogari të grupit të Habilajve dhe Greon Xhafajt.

Postimi i Berishës

Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hash ashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar…!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike…! Faleminderit.


Facebook Share Button Demo