Edi Rama revolton edhe më shumë shqiptarët me deklaratën që bëri sot pas asaj që ndodhi dje në Himarë

Edi Rama revolton edhe më shumë shqiptarët me deklaratën që bëri sot pas asaj që ndodhi dje në Himarë

Kryeminsitri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me ngjarjen e djeshme të 7-vjeçares në plazhin e Potamit që humbi jetën për shkak të skafit që drejtohej nga një punonjës Policie.

Rama shkruan në Tëitter se në fakt ky është sezoni më i rregullt turistik në vend dhe se “tragjedia e djeshme ka tronditur të madh e të vogël dhe ka krijuar një ndjenjë të rëndë shqetësimi.

Ndërkohë që Policia e Shtetit po merr të gjitha masat për të reaguar shumë më fort ndaj sfidës së garantimit të rendit ligjor jo vetëm në qarkullimin rrugor, po edhe atë ujor.

Kryeministri nuk shmang edhe elementin partiak të kësaj tragjedie duke fajësuar “non gratat” për përdorim politik të ngjarjes dhe për interesin e tyre personal.

“Ky është sezoni më i organizuar, më i rregullt e më i pastër turistik ndonjëherë falë punës së palodhur që kemi nisur qysh shtatorin e shkuar!Ishte deri dje edhe sezoni më i qetë e më i sigurtë,me plazhet publike dhe rrjetin e vrojtuesve të plazhit organizuar si asnjëherë tjetër.

Shkarkimi i gjithë trupës së drejtorisë së kufirit Vlorë dhe vendosja e një fokusi të shtuar mbi qarkullimin ujor,janë hapat e duhur që do të pasohen nga hapa të tjerë,në kushtet kur rritja e përvitshme e numrit të mjeteve lundruese përbën një sfidë të vazhdueshme për të gjithë. Uroj edhe njëherë që drejtësia t’i japë ndëshkimin më ekstrem fajtorit për këtë tragjedi”, shkruan Rama ndër të tjera në reagimin e tij.

Facebook Share Button Demo