Sopranoja Ermonela Jaho, “shpëtimtarja” e La Scala-s
July 07, 2012
Milano – Për herë të dytë sopranoja shqiptare ka dëshmuar me fakte se është njeriu i duhur për të mos i lënë “në baltë” kështjellat e operës botërore, siç ndodhi edhe këtë herë me La Scalan.
Më 19 qershor, në Teatrin La Scala të Milanos pritej premiera e Manon e Jules Massenet, me sopranon Anna Netrebko në rolin kryesor. Por rolet ndërrohen në çastet e fundit. Në vend të saj ka triumfuar në skenë artistja shqiptare Ermonela Jaho, e cila do të vijojë të këndojë edhe në gjashtë ditë e tjera që janë në program. La Scala, që me te drejtë quhet kryekështjella botërore e muzikës operistike, nuk mund të bëjë dot pa Ermonela Jahon. Sopranoja është shkëputur me urgjencë nga një projekt në Vjenë për të kënduar në Milano rolin e Manonit në operën “Manon” të Jules Massenet-it. Për të nuk është është hera e parë që këndon në Scala, por “por është hera e parë me një rol protagonist”. Roli i erdhi këngëtares në disa rrethana rrethana të papritura.
Befasia e rolit të Ermonela Jahos ishte në Vjenë në Staatsoper, një tjetër opera madhështore, ku ajo luante për “Traviatën”. Pas premierës Ermonelës i propozohet La Scala. La Scala kish programuar një opera me produksion dhe ekip francez dhe dhe pritej që të kishte protagoniste një soprano të njohur franceze Nathalie Dessay-in.
Sopranoja franceze është tërhequr dhe Stafi i operës ka qenë një alarm të madh, pasi “vënia e kësaj opere kisht lëvizur edhe makinën e fuqishme mediatike të gjithë botës operistike”, thotë ERmonela. Drejtuesit e La Scalas kërkonin me urgjencë një heroinë që të ishte aktualisht në top listën e këngëtarëve të njohur të operës. Ermonela ka interpretuar mbrëmë rreth tre orë në skenë. Bëhet fjalë për një opera të vështirë dhe shumë të gjatë, me 5 akte”. Interpretimi është një nga më të vështirët sepse sipas sopranos “në ccdo akt ndodh shndërrimi psikologjik i personazhit të Manonit”. Ariet kanë edhe mjaft dialogje në frëngjisht.
Si dhanë dorëheqjen sopranot njohura
Në fillim e dha dorëheqjen sopranoja franceze. Propozimi drejtuesve të La Scalas ishte për dy soprano: Anna Netrebkon, e cila e kish bërë këtë produksion në MET dhe Ermonela Jahon. U vendos që 2 shfaqje t’i bënte Anna dhe 5 të tjera t’i bënte Ermonela. Filluan përgatitjet në Scala dhe kur provat arrijnë në fundin e tyre, Anna Netrebko tërhiqet, dhe si pasojë i gjithë produksioni i mbeti Ermonela Jahos. Është hera e dytë që ndodh një gjë e tillë, ku Ermonela Jaho zëvendëson Netbretkon. Ajo ka korrur suksesin më të madh që ishte parë ndonjëherë në shkurt të 2008-s në rolin e Violetës së operës “La Traviata” të kompozitorit Giuseppe Verdi në Royal Opera House të Londrës, duke zëvendësuar pikërisht sopranon e mirënjohur ruse Anna Netrebko që dhe atëherë u sëmurë papritur nga një bronshit. Dhe pikërisht pas interpretimit të Jahos, një nga spektatorët do të shprehej “Bravo Ermonela. Netrebko, tani mund të kthehesh në shtëpi!”.
Vjet më 17 qershor, ishte Ermonela ajo që hapi sezonin e 89-të lirik të Arenës së Veronës si Violeta në operën La Traviata. “Një triumf i vërtetë”. Me këto fjalë shtypi italian përshkroi interpretimin e operës, ku pjesë e atij suksesi ishte padyshim Ermonela Jaho, e cila që me notat e para mrekulloi publikun dhe kritikën.
“Një Ermonelë e fuqishme, në rolin e protagonistes, u tregua soprano me temperament të fortë dhe zë të admirueshëm”, shkruan për të gazetat të nesërmen e premierës. “Të hapja sezonin lirik në 150 vjetorin e Unitetit të Italisë, me presidentin Napolitano të pranishëm, me operën time të preferuar, ishte një çast i mrekullueshëm, emocionues dhe unik, jo vetëm nga ana profesionale por edhe humane. Thoshte atëherë për Shqiptari i Italisë Ermonela.
Madje në fund të spektaklit Presidenti erdhi e na takoi ne artistët. Do të më mbeten të pashlyera në zemër përgëzimet e tij, për zërin dhe italishten time të pastër që sipas tij, edhe pse në një hapësirë gjigante si arena, kish arritur të kapte emocionin e çdo fjalë”.
Tags