Kim Kardashian: “Unë bie shpejtë në dashuri”
July 07, 2012
Ka qenë e martuar dy herë dhe në të dyja rastet për shumë pak kohë, por Kim Kardashian beson ende tek dashuria, madje ka theksuar se e ka gjetur atë sërish me këngëtarin Kanye West.
Kim deklaron se çelësi i marrëdhënies së shkëlqyer që ka me reperin është miqësia e madhe që kanë pasur.
Në një intervistë për revistën ‘In Style’, Kardashian tha: “Kemi qenë miq prej shumë vitesh dhe e njohim shumë mirë njëri-tjetrin. Ky është hapi i parë për një marrëdhënie të shëndetshme.”
Kim u martua me basketbollistin Kris Humphries në gusht dhe u divorcua pas 72 ditësh martesë. Në lidhje me këtë, ajo u shpreh:
“Gjithmonë kam qenë tipi që dashurohesha shumë shpejt, me këdo. Gjithmonë në mendjen time planifikoja martesën. Gjithmonë kam besuar tek dashuria dhe vazhdoj të besoj.”
Tags