Tom Cruise kalon ditëlindjen i vetmuar

Tom Cruise kalon ditëlindjen i vetmuar

Tom Cruise kaloi një 50-vjetor të trishtë pothuajse i vetmuar të mërkurën, ndërsa Katie Holmes nuk e lejoi që të shikonte as vajzën e tij Suri.
Çifti kishte planifikuar një festë të madhe në supervilën 30 milionë dollarëshe të aktorit në Los Anxhelos, por të gjitha planet u prishën pas kërkesës surprizë të divorcit, nga ana e Holmes. Nga ana e tij, Cruise vendosi të kthehej përpara kohe në SHBA nga xhirimet e filmit që po zhvillon në Islandë, për arsye të panjohura.
Aktori mbushi 50-vjetorin në datën tre korrik, por në festën e planifikuar gjatë së mërkurës, ai takoi vetëm dy fëmijët e tij të birësuar gjatë martesës me Nicole Kidman, Connor dhe Isabellan. Ndërkohë, aktori e pati të pamundur të takohej me vajzën e tij të vetme biologjike, 5-vjeçaren Suri, e cila është duke qëndruar aktualisht me nënën e saj, 33-vjeçaren Holmes. Cruise dhe Holmes, aktorja 17 vjet më e re në moshë, u lidhën në martesë në vitin 2005, por duket se një seri mosmarrëveshjesh, përfshi çështjen e edukimit fetar të së bijës, çuan Katien të kërkonte zgjidhjen e martesës.
Tags
Facebook Share Button Demo