“Se kuptoj ca bukurie eshte me lan ashtu xhinsat?!”, i shkruan një komentues. “Po ato pantallona sikur sa je cu nga wc”, e pyet një tjetër. “Un se kuptoj pse si heq fare pantallonat”, vazhdojnë komentet.
Bora ka vendosur të mos u përgjigjet dhe ndërkohë flet për flokët të cilat i duken bukur pas gërshetave që kishte bërë.
Moderatorja e mirënjohur, po shijon këto ditë pushimet e saj. Rreth orës 5 së mëngjesit, ajo ka publikuar një foto ku shfaqet në një vend bregdetar. Kaq mjaftoi që fansat ta lidhin me faktin se çifti është bashkuar në jug të vendit.
Që pas përfundimit të “Më lër të flas”, Donald Veshaj po shijon ditët e verës në Vlorë, ku dhe ka publikuar foto e video nga bregdeti. Nga ana tjetër Bora ka përfunduar pushimet në Turqi me familjen e duket se tani i është bashkuar të dashurit të saj në jug të vendit.
Teksa Donaldi ka publikuar foto nga Vlora, Bora shfaq në rrjetet sociale foto nga një vend bregdetar, dhe menjeherë fansat aluduan se edhe prezantuesja gjendet në jug të vendit.