Kryeministri Edi Rama ka thumbuar Sali Berishën dhe Lulzim Bashën në lidhje me projektet infrastrukturore në kohën kur qeveriste PD-ja.
Sipas Ramës, ata hapnin gara me projekte mizerabël që të detyrojnë të rikthehesh disa herë. Për këtë i referohet rrugës së Elbasanit ndërsa thotë se qeveria e tij bën vepra nga fillimi në fund.
"Thuhet shumë shpesh që “Rrugët u bënë”. Jo, nuk u bënë, faktikisht. Një pjesë e rrugëve, për të cilat u tha se u bënë, thjeshtë u tenderuan dhe u lëshuan rrugëve, por si vepra ato kanë mbaruar dhe po mbarojnë, ende sot që flasim, në këtë fazë. Tjetër është të hapësh gara me projekte mizerabël, që të detyrojnë pastaj të rikthehesh disa herë, të rrisësh financimin, të dalësh përtej parashikimeve buxhetore me shumëfish, siç ndodhi me rrugën e Elbasanit, dhe tjetër është të bësh vepra nga fillimi në fund”, tha Rama.