Himarë/ Skafi godet për vdekje 5-vjeçarin në plazhin e Potamit

Himarë/ Skafi godet për vdekje 5-vjeçarin në plazhin e Potamit

Një fëmijë është përplasur për vdekje nga një skaf mesditën e kësaj të marte në Himarë.

Ngjarja ka ndodhur në plazhin e Potamit, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim,

Ky është rasti i tretë brenda një muaji që skafet në plazhet e Shqipërisë aksidentojnë pushuesit.

Himarë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Facebook Share Button Demo