Edi Rama: Kemi folur për Kosovën. Spanja ka një pozicion të ndryshëm për arsye që lidhen me vetë Spanjën dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj paragjykimi ndaj bashkësisë së shqiptarëve në Kosovë dhe ndaj të drejtës së tyre. Në kuadrin e një situate që mbrëmë vonë ka pasur një përshkallëzim pasi qeveria e Kosovës ka të drejtën dhe detyrën që të zbatojë marrëveshjet duke ushtuar sovranitetin territorial që buron nga një pavarësi në administrimin e shtetit dhe marrëveshjet e dakordësuara janë për t’u zbatuar jo diskutuar. Ne e përshëndesim shtyrjen me 30 ditë të zbatimit të kësaj marrëveshje, gjë që u kërkua dhe nga SHBA. U bëj thirrje autoriteteve në Beograd, presidentit serb që të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që për arsyet e tyre t’i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje që është e vlefshme të zbatohet.
Gjatë konferencës, Rama e ka falenderuar Presidentin spanjoll Sanchez për mbështetjen në procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Edi Rama: Unë dëshiroj që dhe sot ta falenderoj Pedron për mbështetjen e Spanjës në këtë proces duke kujtuar që Spanja kishte një pozicion disi më të ngurtë se sa të tjerët duke qenë në një farë mënyre më kërkuese dhe fakti që sot Spanja është e angazhuar në mbështetje të këtij procesi dhe ka qenë një nga aktorët më të zëshëm për të çelur negociatat, është konfimim se ne folëm me rezultate konkrete. Kemi pritshmëri të larta nga presidenca spanjolle e cila do të udhëheqë BE në vitin 2023