Shqiptari i merr jetën gruas në Greqi se dyshonte për tr adhti, flet i biri: Mamaja ishte perfekte, e kemi ne fajin që s’e mbrojtëm

Shqiptari i merr jetën gruas në Greqi se dyshonte për tr adhti, flet i biri: Mamaja ishte perfekte, e kemi ne fajin që s’e mbrojtëm

Ngjarja e ndodhur së fundmi në familjen shqiptare në Greqi, lemeriti jo pak opinionin publik në vendin fqinj dhe sigurisht në vendin tonë, ku ngjarje të tilla përsëriten herë pas here.

41-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve dy prej të cilëve të mitur, iu morr jeta me th ikën e kuzhinës nga bashkëshorti 51-vjeç. Për këtë ngjarje ka reaguar edhe djali i tyre 20-vjeç.

“Faji është i yni sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme. Ky ishte gabimi më i madh i ynë. Unë dhe nëna ime folëm për këtë.

Ajo ishte nëna perfekte, mua më vjen keq për vëllezërit e mi dhe duhet të gjejmë sa më parë një zgjidhje”, ka thënë mes të tjera djali.

Kujtojmë se 51-vjeçari u kap direkt nga policia greke, ndërsa dëshmoi se e bëri këtë gjë se gruaja e tij e tradhtonte dhe ai nuk e falte dot.

Burime tregojnë se personi në fjalë ka qenë vazhdimisht problematik, xheloz i sëmurë, një pijanec kronik dhe për fat të keq ndodhi ajo që ëshë fundi i historive të tilla.

Facebook Share Button Demo