Edhe pse në bursë sot një fuçi nafte është 94 dollarë, bordi ynë vendosi që shqiptarëve t’ua ulë vetëm me 1 lekë çmimin e naftës.
Duke filluar nga ora 18:00 e ditës së sotme, çmimi i naftës do të jetë jo më shumë se 220 lekë/litri, ndërkoë benzina jo më shumë se 199 lekë/litri.
Edhe për gazin bordi ka “menduar” pasi ka ulur me 1 lekë çmimin dhe tani gazi nga 81 lekë/litri që ishte do të shitet 80 lekë/litri.
Bordi si gjithmonë tërheq vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të vendimimeve të tij.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit, ka thë bordi.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë, është shprehur Bordi në 1 Qershor.